Infrastruktura rrugore u bë objekt diskutimesh dhe debatesh në mbledhjen e radhes të Këshillit Bashkiak të Lezhës.Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Alfrida Marku, akuzoi Bashkinë se nuk ka parashikuar asnjë projekt në rruge në 6 njesi administrative, duke i diskriminuar ato.
Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu i mohoi pretendimet e opozites, duke deklaruar se nuk mund të ndërhyhet në rrugë pa realizuar projektet e kanalizimeve dhe ujësjellësave, investime që pritet të nisin së shpejti.
Objekt debatësh u bë dhe tenderi më i fundit i Bashkisë Lezhë për karburantin.
Me buxhetin e këtij viti Bashkia Lezhë ka parashikuar mbi 5.3 miliard lek investime në infrastrukturen rrugore e zonave rurale, ku sipas saj janë dhe problematikat më të mëdha.