Opozita e bashkuar ka objektiv që në Shkodër të marrë 7 mandate nga 11 që janë në total në këtë qark. Një gjë të tillë e bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi gjatë bisedës në Studio e Hapur përballë gazetari Senad Nikshiqi. Më përpara drejtuesi politik i PS Ilir Beqaj deklaroi se PS merr 5 mandate në Shkodër por sekretari i PD i ktheu përgjigje duke thënë se kjo është e pamundur.

Lidhur me zhvillimet politike sekretari i PD u shpreh se PD nuk është kundër listës 100% të hapur për zgjedhjet e 25 prillit. Fokusi i opozitës së bashkuar vijon të jetë ndalimi i heqjes së koalicioneve para zgjedhore siç pretendon PS për ta ndryshuar me një listë të vetme ndryshe nga si është aktualisht.

Sekretari i PD Bardhi është i bindur se çfarë do që të bëjë kryeministri Rama apo PS, opozita e bashkuar do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit.

Në Studio e Hapur sekretari i PD Gazment Bardhi iu përgjigj edhe një sërë pyetjesh të tjera që lidhen me aktualitetin politik.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROMOVOHET “ARSIMI NË DEMOKRACINË E BRISHTË”
Artikulli tjetërPD KONFIRMON LISTËN E SHKODRËS, BARDHI: S’KA PËRÇARJE