Sekuestrohen 22 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Operacioni është zhvilluar në Janinë, nga policia kufitare e Filatit në bashkëpunim me policinë e Janinës. Nga policia është ndaluar një automjet që transportonte dushe.

Brenda një prej dusheve është gjetur një çantë që përmbante 4 pako me 21 kg 900 gram marijuanë. Në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar, drejtues i mjetit.

Sipas informacioneve, mjeti rezulton i marrë me qira në Greqi. Ndërkohë janë sekuestruar 300 euro dhe 1 celular.

Artikulli paraprakMALUMA DO TË VIJË VITIN TJETËR NË TIRANË, KËNGËTARI ZBULON DATËN ZYRTARE
Artikulli tjetërBIEN KRYESUESIT, LAÇI THYEN TIRANËN, VENDOS NJË PENALLTI, NDIZET GARA PËR TITULL