Sekuestrohen 470 kg kanabis e ardhur nga Shqipëria

Policia greke ka sekuestruar të hënën në Katerini 210 kg drogë që ishte sjellë nga Shqipëria. Në një tjetër operacion, në Halkidona të Athinës, është gjetur një maune me 260 kg, gjithashtu kanabis. Të hënën pasdite, policia greke njoftoi se janë vënë në pranga dy shtetas grekë të moshës 18 dhe 28 vjeç, si dhe një 40 vjeçar nga Shqipëria. Sipas policisë, organizata kriminale importonte nga Shqipëria sasira të mëdha kanabisi, që destinoheshin për tregun e Evropës perëndimore. Për nxjerrjen e drogës nga Greqia përdoreshin furgona të transportit ndërkombëtar. 40 vjeçari shqiptar ishte i ngarkuar ma marrjen e drogës në dorëzim, në kufirin midis dy shteteve dhe sjelljen e saj në Katerini, në Greqinë veriore. Dy shtetasit grekë kishin për detyrë magazinimin e kanabisit në vendet e fshehta, ndërsa një 48 vjeçar grek, që është shpallur në kërkim, merrte përsipër transportin e saj në Evropë. Një tjetër sasi e madhe droge është zbuluar në Halkidona të Athinës. Një maune të parkuar, zbuluan 241 paketa plastmasi, me peshë të përgjithshme 266,6 kg kanabis. Sipas policisë maunia ishte vjedhur në muajin mars, në Aharnon të Athinës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Artikulli paraprakKQZ ZËVENDËSOHEN KOMISIONERËT E OPOZITËS
Artikulli tjetërPAS DARKËS ME RAMËN, META DREKON PËR DY ORË ME IDRIZIN