Pas darkës me Ramën, Meta drekon për dy orë me Idrizin

Pas darkës të zhvilluar një natë më parë me kryeministrin Edi Rama në zonën ne Pazarit të Ri, kryetari i LSI ka drekuar këtë të hënë me kreun e PDIU, njëherazi nënkryetarin e Kuvendit, Shpëtim Idrizi. Takimi mes Metës dhe Idrizit nisi rreth orës 14:00 dhe u zhvillua në një nga restorantet në kryeqytet. Lëvizjet në kampin e mazhorancës vijnë në kuadër të negociatave për koalicionin e ri parazgjedhor brenda të majtës. Pas darkës së mbrëmshme, Edi Rama dhe Ilir Meta duket se kanë arritur marrëveshjen për të dalë bashkë në zgjedhjet e 18 qershorit

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 470 KG KANABIS E ARDHUR NGA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërMALI I ZI, RAMA: NË TETOR MBLEDHJE E PËRBASHKËT E DY QEVERIVE