Policia Kufitare e Durrësit ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 111 kg kanabis në port

.Droga ishte e ndarë në 66 pako dhe ishte fshehur në karrocerinë e një makine ndërsa policia arrestoi drejtuessin e mjetit Artur Gjergji, 27 vjeç , banues në Durrës.Lenda narkotike u gjend pas kontrollit në Skaner të automjetit tip “Renault”, me targë AA241ND, ku u dallua një send i dyshimtë. Policia e ka kaluar këtë automjet për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë. Nga kontrolli i imtësishëm i kryer në vijën e dytë në krye të karrocerisë në brendësi të saj u gjetën të fshehura 66 pako të mbështjella me natriban, gjithsej 111 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa” informon policia e Durrësit. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”parashikuar në nenin 283/a të Kodit Penal.

Artikulli paraprakKESHILLI BASHKIAK MBLIDHET TE PREMTEN, JA RENDI I DITES
Artikulli tjetërKOSOVE 6 NE PRANGA PER SULMIN NDAJ KUVENDIT