Sekuestrohen rreth 1.8 ton kanabis, katër në pranga, tre në kërkim Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

 

Arrestimi i tyre u bë në disa operacione antidrogë, në sajë të cilave u bë e mundur sekuestrimi i 1772 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një armë zjarri. Blutë arrestuan shtetasit: Besim Zika, 46 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj. Pëllumb Rona, 55 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj. Festim Rona, 65 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj. Çoban Kalemi, 52 vjeç, banues në fshatin Maricaj,Memaliaj. Ndërsa u shpall në kërkim shtetasi G.G. Policia sqaron se “nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit Pëllumb Rona, u gjet një sasi prej 65 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e paketuar në thasë plastik.Shtetasit Besim Zika, iu gjet rreth 17 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Në banesën e shtetasit Çoban Kalemi, u gjetën 19 thasë me lëndë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 160 kg, si dhe një armë zjarri automatik, model 56 me 14 fishekë.Si dhe në banesën e shtetasit G.G, në fshatin Maricaj, u gjetën 27 thasë me peshë totale 270 kg, ku vijon puna për kapjen e këtij shtetasi”. Gjithashtu në vendin e quajtur “Kodra e Miricës”, në fshatin Miricë, Memaliaj u gjetën 42 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 1260 kg. Vijon puna për kapjen e dy autorëve tashmë të identifikuar nga policia, ku për arsye hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tyre.

Artikulli paraprakSULMI ME EKSPLOZIV,OBJEKTIV PRONARI I NJE RROBAQEPESIE,NDALOHEN AUTORET
Artikulli tjetërMBETET NE BURG PERJETE PER VRASJEN E VITIT 2001,GJYKATA REFUZON KERKESEN E MARJAN RROKUT