Marjan Rroku mbetet në burg përjetë për vrasjen e Alda Canaj në 2001. Gjykata refuzon kërkesën e Rrokut për lirim .

Gjykata e Tiranës refuzon kërkesën për liri të ish-agjenti i SHISH Marjan Rroku që 15 vite më parë vrau me armën e shërbimit Alda Canaj studenten 20-vjeçare dhe mamanë e saj Mbarime Canaj. Rroku kërkoi prishjen e dënimit me burg përjetë duke këkuar që procesi ndaj tij të ribëhej nga e para. Por ka qenë gjyqtari Gerd Hoxha që ka refuzuar kërkesën e Rrokut duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë dhënë 14 vite më parë në vitin 2002. Kërkesa e Marjan Rrokut u depozitua më 23 shtator 2016 dhe ish-shikasi kërkoi që ekzekutimi i dënimit dhënë në mungesë ndaj tij të shpallej i pavlefshëm. Vetë Rroku i pranishëm në sallë ka kërkuar me fjalët “Drejtësia të vihet në vend, pa qielli le të cahet” rihapjen e gjyqit nga e para. Por me refuzimin e kësaj kërkese në fuqi ndaj tij mbetet dënimi me burg përjetë. Në 2001 Rroku vrau Alda Canin e nënën e saj dhe pas krimit u arratis në amerikë nga ku u arrestua e më pas ekstradua në shqipëri ku aktualisht vuan dënimin.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN RRETH 1.8 TON KANABIS,KATER NE PRANGA,TRE NE KERKIM
Artikulli tjetërVLLAZNIA-KAMZA,SHKODRANËT FITOJNË PASTËR 6-0