Që në nisje të “Big Brother VIP” marrëdhënia mes Semit dhe Fifit ka qenë ndër më të komentuarat. Sherri i tyre pak javë më parë u bë shkak i shumë “armiqësive” të tjera, teksa ditë më vonë Fifi tha se kanë bashkëpunuar në “Kënga Magjike”, por pas saj raporti i tyre nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe çdo mosmarrëveshje vinte si pasojë e raportit jashtë.

Fifi tregoi se kur e ka njohur Semin ajo ka qenë duke kaluar periudhë shumë të vështirë dhe se vetëm pinte alkool e nuk hante bukë. Ky rrëfim u kalua lehtë nga Semi teksa të dyja vendosën të rregullojnë marrëdhëniet.

Sakaq, sot gjatë një bisede me Beniadën Semi tha se informacionet që ajo di për jetën e Fifit jashtë shtëpisë mund të jenë shkatërruese nëse do të vendoste t’i shprehte publikisht.

“Me aq gjëra sa di unë për atë jashtë unë po të dua mund të shkatërroja shumë gjëra”,- tha ajo. Semi shtoi se çdo veprim dhe sjellje e saj ka ardhur si rezultat i faktit se nuk ka dashur të mërzisë shumë prej banorëve. “Unë nuk jam budallaçkë, nuk jam. Thjesht nuk dua të mërzis shumë persona’’,- shtoi ajo.

Artikulli paraprakRRUGA QË U BË “MEME”, FLASIN BANORËT E LAGJES DRAGU: KA QENË KËRKESË E JONA
Artikulli tjetërPJESË E “TREKËNDËSHIT TË BERMUDËS”/ PRESIDENCA REAGON PËR DEKLARATAT E BASHËS