PRESIDENTI I FIFA-s KA DEKLARUAR SE MANDATI I TIJ ËSHTË NË DORË TË KONGRESIT. Sepp Blatter njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i presidentit të FIFA-s më 2 qershor, 3 ditë pasi u rizgjodh në kryer të këtij institucioni, sigurisht i ndikuar nga skandali i korrupsionit që përfshiu qeverinë botërore të futbollit, por ndoshta pas më shumë se dy javësh 79 vjeçari mund të ketë ndryshuar mëndje.

Gjatë një interviste për të përditshmen zvicerane “ Blick” Blatter ka deklaruar se ai nuk ka dhënë dorëheqjen si president i FIFA-s, por thjesht e kam vënë mandatin tim në dispozicion të kongersit. Pra e thënë ndrsyhe Sepp Blatter e ka vendosur të ardhmen e tij në duart e kongersit, ç’ka sigurisht është krejt tjetër nga sa vetë ai deklaroi më 2 Qershor. Kongersi i radhës i FIFA-s qe duhet të përcaktojë presidentin e ri do të mbahet mes dhjetorit dhe Marsit të vitit 2016, gjithnjë nëse kreu i ardhshëm nuk është sërish zvicerani, i cili edhe menjëherë pas dorëhqejes ka dhënë shenja pendese. Ndërkohë që gjatë hedhjes së shortit për fazën eliminatore të botërorit Rusi 2018, Sepp Blatter do të marrë pjesë si drejtuesi kryesor i qeverisë botërore të futbollit. Në fakt një nga federatat që më shumti e mbështet qëndrimin e 79 vjeçarit është pikërisht ajo ruse. Mbetet të presim muajt e ardhshëm për të kuptuar realisht nëse vërtetë Blatter do ti thotë lamtumirë presidencës së FIFA-s pas 17 vitesh, ashtu si në fakt ai vetë deklaroi, apo do të vendosë të tërheqë dorëheqjen e tij.

Artikulli paraprakPROCESI I NUMERIMIT TE VOTAVE NE SHKODER DHE M.MADHE
Artikulli tjetërKOMUNAT E MAJTA, QË IU RIKTHYEN BASTIONEVE TE DJATHTA