Serë marijuane brenda shtëpisë në Romë, arrestohet shqiptarja me burrin

Një çift italino-shqiptar e kishin kthyer banesën e tyre në një kopsht për kultivimin e kanabisit. Banesa serë për kanabisin ndodhet në Beetle të Romës, ndërsa në pranga ka përfunduar 42 vjeçari italian, shofer taksie dhe bashkëshortja e tij shqiptare 32 vjeç, nën akuzën e posedimit me qëllim shitjen e drogës. Gjatë bastisjes, policia është habitur kur ka barë se si në një nga dhomat e banesës kultivohen marijuanë, ndërsa janë gjetur gjashtë bimë gjithsej. Pasi ka prangosur dy “fermerët”, policia ka gjetur dhjetëra doza marijuane dhe hashashi gati për shitje, bimë, si dhe mjete të tjera të posaçme të serave si llamba, plehra kimikë. Çifti është lënë nën arrest shtëpiak deri në daljen përpara gjyqit.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË RRUGËN MILOT-MAMURRAS, VDES NJË GRUA
Artikulli tjetërLEZHË, DIGJET AUTOMJETI I KREUT TË PS-SË