Përsëri terror në Mbretërinë e Bashkuar.

7 persona kanë humbur jetën dhe 48 të tjerë u plagosën në një sulm terrorist në qendër të Londrës. Autorët e sulmit fillimisht drejtuan një kamion me shpejtësi të lartë për në shëtitoren e ursë së famshme të Londrës duke përplasur kalimtarët.

Më pas ata dolën nga mjeti me thika në duar dhe sulmuan qytetarët në zonën e tregut “Borough Market”, e njohur për restorantet dhe baret e shumta. Në harkun kohor të 8 minutave, forcat e armatosura u konfrontuan me 3 agresorët meshkuj dhe I qëlluan për vjekje po në tregun “Borough Market”. E gjithë ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të së shtunës.

Policia njoftoi se autorët e sulmit mbanin të veshur jelekë-bombë por që rezultuan të ishin fallco. Kreu I forcave të rendit në Londër bëri me dije se 3 persona u përfshinë në ngjarje, por njoftoi se kanë nisur hetimet për të qenë më të siguritë në lidhje me numrin e terroristëve të përfshirë.

Kryeministrja britanike, Tereza Mej, e konsideroi të tmerrshëm incidentin dhe njoftoi se ngjarja po trajtohet si “akt potencial terrorist”. Natyrisht pas ngjarjes, Mej pezulloi dhe fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohëshme të 8 qershorit.

Artikulli paraprakARMË DHE DROGË, KAPET SHPËRNDARËSI SHQIPTAR I KOKAINËS
Artikulli tjetër12 TITUJ, REAL MADRID MPOSHT JUVENTUSIN NË FINALEN E CHAMPIONS