
“Shkodra frymon histori” ishte tema e sesionit shkencor që bëri bashkë 16 shkolla të mesme të bashkisë Shkodër në kuadër të aktiviteteve që po organizohen për festat e nëntorit. Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit, Brisela Kadija tregon se ky session ka për qëllim që përmes të rinjve të rikthejë vëmendjen tek Shkodra si një qendër histroike ndër shekuj.
Ky aktivitet, I organizuar për herë të parë në këtë formë do të kthehet në traditë shprehet drejtorja Kadija.
Nxënësit e shkolla të mesme prezantuan projektet e tyre për 4 periudha të ndryshme të historisë së Shkodrës.