Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka nisur “Kampionati i Pavarësisë”, ku marrin pjesë të gjitha shkollat e mesme të Bashkisë Shkodër dhe njësive administrative. Antonio Shabani, inspektor i sportit në Bashkinë Shkodër bën të ditur se ky kampionat do të shtrihet në harkun kohor të tre ditëve dhe se një aktivitet i tillë organizohet në kuadër të Javës së Pavarësisë.

Organizimi i këtyre aktiviteteve evidenton nevojën e të rinjve për t’u marrë me sport. Finalja e këtij kampionati do të jetë ditën e premte, ditë kur do të bëhet edhe përmbyllja e këtij aktiviteti.

Artikulli paraprakSESIONI SHKENCOR “SHKODRA FRYMON HISTORI”
Artikulli tjetërVLLAZNIA-LAÇI, TRAJNERI OSMANI: VETËM PËR FITORE