Fundjava që lam pas ishte pikënisja e një trafiku të rënduar, që pritet të shoqërojë rruget e rajonit të Lezhës edhe gjatë këtij sezoni veror.Fluksi më i lartë i automjeteve është në segmentet drejt zonave turistike, duke sjellë dhe rendim të qarkullimit rrugor.

Policia rrugore ka shtuar prezencen e saj në pikat më problematike, por rruget e ngushta dhe pa standarte nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve.Për të shmangur kaosin në lëvizje policia do të orjentoje lëvizjen e automjeteve në disa akse dytesore, ndërsa do të ketë monitorim të vazhdueshem të kryqezime me trafik të rënduar.

Makinat inteligjente dhe dronet do të vendosen në përdorim masiv nga policia rrugore, për të identifikuar dhe ndëshkuar shkelesit, thotë shefi i Qarkullimit Rrugor Valmir Nikolli.

Gjate sezonit turistik veror, ns zonat turistike të Lezhës qarkullojne çdo dite rreth 10 deri në 15 mijë automjete, por këtij fluksi i shtohen edhe automjete që levizin përgjatë superstrades duke krijuar rendim të qarkullimit në këtë periudhe.

Artikulli paraprakKURBAN BAJRAMI KREMTOHET EDHE NË LEZHË
Artikulli tjetërEPOKA E RRJETEVE SOCIALE, SHQIPTARËT PREFEROJNË FACEBOOK DHE INSTAGRAM. JA SA PËRDORUES JANË REGJISTRUAR