Te nderuar miq! Sot nje tjeter femije ju shtua listes se atyre qe humben jeten ne plazhet dhe rruget e vendit kete sezon turistik.

Tashme nuk mund te quhen me as aksidente e as fatkeqsi. Jane shfaqja e perditshme e papergjegjshmerise totale te Qeverise Rama e Kryeministrit qe ne show e siper per kapjen e timonit i vetem, harroi totalisht se nuk drejton nje makine loder por nje vend me njerez qe cdo dite e me shume po u veshtirsohet jetesa e u rrezikohet jeta nga kjo menyre qeverisjeje.

Ky sezon turistik qe po shkon drejt fundit e demostroi me se miri. Rruge te paperfunduara e ku punohej pikerisht ne pikun e sezonit e ne mes te dites, si segmenti hyres ne Rrugen e Kombit afer Milotit, rradhe kilometrike e trafik ne akset kryesore te vendit ku mungonin absolutisht patrullat e policise rrugore, mungese uji e dritash ne te gjitha pikat turistike nga veriu ne jug, ne mal apo bregdet.

Mungese e pajustifikueshme ne terren e specialisteve te Inspektoriateve Shendetsore e Kontrollit te Ushqimeve duke sjelle dhjetra raste intoksikacionesh ushqimore si pasoje e mungeses se higjenes. Grumbuj plehrash ne pothuajse gjithe bregdetin, ndotja e plazheve me te frekuentuara te vendit nga ujerat e zeza si ne Ksamil e Sarande.

E qershia mbi torte zjarret ne masivet pyjore qe zgjaten prej disa ditesh nderkohe qe perpjekjet per ti dominuar ishin minimaliste. Kjo ishte panorama qe ofronte Shqiperia kete sezon turistik per pushuesit e huaj dhe ata vendas. Sa prej turisteve qe e vizituan Shqiperine kete vit kane nje arsye per tu rikthyer vitin tjeter??!

Artikulli paraprakMINISTRAT TEKNIKË DORËZOJNË DORËHEQJET. BASHKË ME TË DHE RAPORTIN
Artikulli tjetërKANALET KULLUESE NË ZONËN E DAJÇIT