Gjashtë ministrat teknikë dhe zëvendës kryeministrja, të emëruar nga Partia Demokratike pas marrëveshjes Rama-Basha për garantimin e standardeve të zgjedhjeve të 25 qershorit dorëzojnë dorëheqjen tek kryeministri Edi Rama.

Dorëheqjet u paraqiten rreth orës 14:00 (17 gusht2017) duke i dhënë fund në këtë mënyrë edhe bashkëqeverisjes PD-PS e lindur pas marrëveshjes Rama-Basha mbrëmjen e 18 majit. Kompetencat e tyre do t’i kalojnë zëvendësministrave deri në formimin e qeverisë së re. Dorëzuan dorëheqjet: Zv/kryeministrja, Ledina Mandia Dritan Demiraj, ministër i Punëve të Brendshme, Arben Beqiri ministër i Shëndetësisë, Xhulieta Kërtusha si Ministre e Mirëqenies Sociale, Helga Vukaj ministre e Financave, Mirela Karabina ministre e Arsimit, Gazment Bardhi ministër i Drejtësisë Së bashku me dorëheqjet zv/ kryeministrja Mandia dorëzoi dhe raportin final me gjetjet për shkeljet e konstatuara gjatë fushatës dhe ditën e votimit të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.

Pse qeveria e quan raportin jo korrekt? Përsa i përket raportit mësohet se prej qeverisë konsiderohet proceduralisht jo korrekt dhe i paligjshem. Kjo me argumentin se nuk është diskutuar dhe miratuar në mbledhjen e Task Forces sipas parashikimeve te VKM e cila e legjitimoi Task forcen dhe përcaktoi funksionet e saj në zbatim të marrëveshjes Rama-Basha.

Burimet pranë qeverisë bëjnë të ditur se Task Forca është krijuar mbi bazen e një VKM-je, dhe në përbërje është më e gjerë se sa ministrat teknike. Ndaj dhe argumentohet se çdo duhet te diskutohej votohej në Task Force. Fakti që ky raport nuk është diskutuar në pjesëmarrjen e plotë e bën të paligjshme. Gjithësesi pritet që në 27 gusht, partia Socialiste të mbledhë asamblenë e saj, ku do të diskutohen zgjedhjet e 25 qershorit, por po ashtu dhe strategjia për mandatin e dytë qeverisës. Ministrat e morën detyrën më 23 maj

Artikulli paraprakVIDHNIN BANESAT NË ITALI, ARRESTOHEN 5 SHQIPTARË
Artikulli tjetërSEZONI TURISTIK, REAGON BARDH SPAHIA