Sezoni turistik dhe kthimi i emigrantëve ka rënduar trafikun ne rrugët që përshkojnë qytetin e Shkodres.

Vështirësite më të shumta jane në aksin rrugor drejt Velipojes tek Harku i Bërdicës, në hyrjen për në qytetin e Shkodres pranë urës së Bunës, dhe sigurisht edhe në brendësi të këtij qyteti. Ora 10 e paradites dhe 18 e pasdites janë piku i këtij trafiku që është më shumë i ndjeshëm gjatë fundjaves. Lëvizja në rrugët kryesore të qytetit përballet me një trafik tejet të rënduar gjate ketyre orareve, ku vargu i makinave arrin në disa kilometra. Krahas numrit të lartë të automjeteve, shkak per këtë rendim te trafikut janë edhe mungesa e rrugëve alternative kryesisht ne hyrje- daljet drejt qytetit, si dhe për shkak të punimeve që kanë mbetur përgjysmë në disa prej akseve kryesore në qytetin e Shkodres. Duke mos mjaftuar këto elemente, mos respektimi i sinjalistikës rrugore dhe kundravajtjet e shumta sjellin një rëndim të metejshëm të situatës, ndërsa policia rrugore e ka te pamundur per te disiplinuar lëvizjen në të gjitha segmentet problematike. Megjithëse ka patur shtim të patrullave dhe kontrolleve nga ana e policisë rrugore, sërish fenomeni i trafikut në Shkoder është përsëritur dhe mbetet një problem pa zgjidhje gjatë sezonit veror atëherë edhe kur numri i automjeteve disa- fishohet sipasojë e ardhjes së emigrantëve nga shtetet fqinje për të kaluar pushimet në vendin tonë. 

Artikulli paraprakTRANSPORTONTE 120 KG DROGË NGA SHQIPËRIA, PRANGA ITALIANIT
Artikulli tjetërSHPËRTHIM NË NJË LOKAL NË FRANCË, 13 TË RINJ HUMBIN JETËN