Shpirti i garës dhe zemra e Juventusit fitojnë në fushë përballë milionave të Manchester City-t. Sheikët nuk arrijnë që të marrin asnjë pikë në dy ndeshjet ndaj Juventusit, teksa pësuan edhe humbjen e dytë në Torino pas asaj në Angli ndeshjen e parë.

Sfida spektakolare dhuroi mjaft emocione, por në fund prodhoi vetëm një gol. Manzukic shënoi në pjesën e parë, ndërsa Dybala, Pogba dhe Buffon ishin ndër më të mirët në fushë për italianët që sfumuan anglezët, pavarësisht se kontrolluan më shumë lojën. Fitorja i jep Juven kryesimin e grupit, ndërsa City duhet të pranojë supermacinë e finalistëve të Champions edhe pse duhet një ndeshje nga fundi. Në ndeshjen tjetër të grupi, Borussia Moenchengladbach mundi 4-2 Seviljan duke e lënë në fund të grupit D. Në grupin A, s’ka surpriza Reali i Madridit fitoi në Ukrainë ndaj Shaktarit 3-4, ndërsa edhe PSG bëri detyrën ndaj Malmo duke e mposhtur 0-5. Surpriza e mbrëmjes ishte barazimi i United në shtëpi me PSV, duke i dhënë mundësi Volfsburgut të ngjitet në krye pas fitores me CSKA. Në grupin C, Benfica u ndal nga Astana, ndërsa Atletiko Madrid mundi Gallatasarain duke u barazuar me pikë për të zhvendosur ndeshjen e fundit kryesimin e grupit. Deri tani janë kualifikuar Real Madrid, PSG, Juventus, Manchester City, Atletico Madrid, Benfica, Barcelona, Zenit dhe Bayern Munich. Ndërsa në garë për një vend në fazën tjetër do të luftojnë në ndeshjen e fundit 13 ekipe Roma, Leverkusen, BATE, Gent, Valencia, Olimpiakos, Arsenal, Chelsea, Porto, Dynamo Kiev, Volfsburg, Manchester United dhe PSV.