Ne qytetet e vogla e zonat rurale, grate e grupeve te marxhinalizuara preken me se shumti nga mungesa e vemendjes dhe sherbimeve ndaj tyre. Kjo situate duhet ndryshuar dhe institucionet vendore e qendrore duhet te bejne me shume. Kjo është kërkesa e Suela Lales, një grua me aftesi ndryshe të cilen jeta e ka përballur me shumë sfida.

Pavarësisht vështiresive, ajo është angazhuar ne nje nisme qe fuqizon grate e grupeve te marxhinalizuara ne Lezhe e Kurbin dhe ka shfrytezuar diten nderkombetare te gruas per te percjelle shqetesimin dhe mesazhet e nevojshme drejtuar institucioneve. Suela Lala thote se eshte e nevojshme qe grate te informohen pasi harresa ndaj tyre, mungesa e punesimit dhe mos perfshirja e tyre ne shoqeri u shkakton atyre me shume varferi dhe sfida per jeten, ndaj u duhet dhene atyre me shume akses ne perditshmeri.

Fale mbeshtetjes se UNDP, Suela Lala dhe fondacioni sebashku, do te vijojne te jene prezente ne Lezhe e Kurbin me takime informuese dhe rritjen e ndergjegjsimit ndaj grave dhe vajzave nga kategori sociale vunerabel e sidomos ato me aftesi ndryshe.

Artikulli paraprakHOMAZHE PËR MOTËR ROZA SYKUN
Artikulli tjetërVLLAZNIA PROBLEME ME PORTËN NDAJ SKËNDERBEUT