Shaqir Vukaj, ish deputet në Parlament i Partisë Socialiste dhe ish zëvendëskryetar i Kuvendit të Shqipërisë por edhe ish ambasador i vendit tonë në disa shtete të ndryshme ka një porosi për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Vukaj, si një njohës i vjetër i politikës dhe PS njëkohësisht me një kontribut të gjatë në këtë forcë politike i bën apel kreut të qeverisë që të dëgjojë më shumë shokët që e rrethojnë me qëllim që të mos marrë vendime të nxituara, kjo në të mirë të zhvillimit të mëtejshëm të vendit.

Duke folur edhe për integrimin europian të vendit dhe hapjen e negociatave me BE, ish deputeti socialist Vukaj thotë se nuk është Shqipëria e vonuar por Europa e cila e ka lënë deri më tani vendin tonë jashtë BE.

Si ish ambasador në Rusi dhe disa shtete të tjera dhe njohës i mirë i gjeopolitikës, Vukaj bën thirrje që Shqipëria të bëjë kujdes nga influencat ruse dhe serbe të cilat sipas tij janë të rrezikshme.

Shaqir Vukaj për vite me radhë ishte një drejtues edhe i PS Shkodër në ato vite të vështira kur Shqipëria sapo kishte dalë nga regjimi monist.

Artikulli paraprakOSO KUKA SHPALLET DËSHMOR I ATDHEUT
Artikulli tjetërGATI PËR PRITJEN E REFUGJATËVE