Teksa anija e parë me refugjat nga vendet e treta pritet të shkele në brigjet e Shëngjinit, mëngjesin e së mërkures të 16 tetorit, gjithçka është gati për kryerjen me sukses të këtij operacioni të parë në Evrope.Gjatë ditës së sotme i gjithë përsoneli me rreth 300 përsona mes tyre, oficerë të policisë italiane, gjykatës emigracioni, punonjës të ministrisë së brendshme italiane, punonjës social, mjekë dhe psikologë kanë qenë në qendrat pritëse në Shëngjin dhe Gjader, duke bërë përgatitjet e fundit për kryrjen fuknsioneve të tyre.
Ndërkohë edhe autoritetet e Portit të Shëngjinit si dhe Policia e Lezhës janë angazhuar në pritjen e anijës së parë me emigrant që vjen nga Lampeduza.Pavarësisht se të gjutha proçedurat do të kryhen nga autoritetet Italiane, ata do të monitorojnë proçesin e zbarkimit të refugjateve në qendren pritëse në Shëngjin dhe më pas tranferimin e tyre në kampin e Gjadrit.
Fokusi kryesor i autoriteve do të jetë tek siguria, ndërsa sipas të dhënave anija ushtarake ka një gjatësi 75 metra me kapacitet prej 200 përsonash, por në total ka vetem 16 refugjatë dhjetë nga Egjipti dhe gjashtë nga Badladeshi.Prej ditës se premte qendrat pritëse në Shëngjin dhe Gjader janë pajisur me logjistiken dhe përsonelin e nevojshem, për tu hapur këtë të mërkure kur mbërrin dhe kontigjenti i parë i refugjateve në zbatim të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë të nënshkruar mes dy kryaministrave në muajin nëntor të vitit 2023.