SHBA dislokon anijen luftarake drejt Oqeanit Paqësor

 

Marina amerikane ka dërguar një aeroplan-mbajtëse në drejtim të Oqeanit Paqësor, për të garantuar prani fizike pranë Gadishullit Korean përballë shfaqjes së forcë nga Koreja e Veriut me armët bërthamore dhe me testet e raketave. Komanda e Ushtrisë Amerikane tha se kishte urdhëruar transferimin e anijes aeroplan-mbajtëse për të siguruar gatishmërinë dhe praninë në Paqësorin Perëndimor, tha për AFP, Dave Benham, komandanti zëdhënës në Komandën e Paqësorit të SHBA-ve. “Kërcënimi numër një në rajon vazhdon të jetë Koreja e Veriut për shkak të programit të saj bërthamor të pamatur, të papërgjegjshëm dhe destabilizues”, shtoi ai. Të vendosur në San Diego të Paqësorit në fillim të janarit, grupi luftarak është përfshirë në stërvitje të shumta në Japoni dhe në Korenë e Veriut, duke kryer edhe operacione rutinë patrullimin në Detin e Kinës Jugore i kontestuar. Gjenerali i pensionuar me 4 yje, Jack Keane tha më parë këtë javë, se nëse SHBA-të do të përballen me një sulm të pashmangshëm nga një raketë balistike të Koresë së Veriut, Presidenti Donald Trump do të duhet të veprojë menjëherë. Muajin e kaluar, Trump akuzoi Korenë e Veriut se po “sillet shumë keq” dhe se “luan” me SHBA-të për vite me radhë.

Artikulli paraprakKAPEN 7 TON MALLRA KONTRABANDË, NË KËRKIM DOGANIERI I TURNIT
Artikulli tjetërKUKESI- VLLAZNIA 0-0.SHKODRANET BARZOHEN ME PIKE ME LUFTETARIN E VENDIT TE KATERT