Kapen 7 ton mallra kontrabandë, në kërkim doganieri i turnit

Policia ka sekuestruar një ngarkesë prej 7 ton mallra kontrabandë të padeklaruara. Mallrat po transportoheshin me një kamion tip Volvo, ndërsa në pranga ka rënë shoferi i mjetit, Kudret Gjonaj. Policia ka shpallur në kërkim doganierin e turnit në doganën e Kakavijes që lejoi kamionin të kalonte duke shkelur procedurat. Kamioni me 7 ton mallra kontrabandë u ndalua në aksin Gjirokastër – Tepelenë.

Artikulli paraprakBASHA-RAMËS: HIQ DORË NGA KËRCËNIMET, HIQ DORË NGA NDASITE
Artikulli tjetërSHBA DISLOKON ANIJEN LUFTARAKE DREJT OQEANIT PAQËSOR