Pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara, një tjetër sulm ka ndodhur në ambasadën e SHBA-ve në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një person ka qëlluar me armë në drejtim të ambasadës duke thënë “Betohem në Zot që ju nuk do të luani më me ne!”.

Menjëherë pas këtij incidenti, përfaqësitë diplomatike amerikane në Turqi, Ambasada në Ankara dhe dy konsullatat, e Stambollit dhe ajo e Adanas, njoftuan mbylljen e tyre për datën 20 dhjetor. Ndërkohë, autoritetet turke po hetojnë rastin, mirëpo mbeten ende të paqarta shkaqet dhe autorësia e tij. Kujtojmë se mbyllja e ambasadës dhe dy konsullatave të SHBA-së, erdhi pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov dhe vendimi u ekzekutua pas të shtënave me armë në drejtim të ambasadës Amerikane.

Artikulli paraprakGRUAJA GJEN NJË GJARPËR RRETH PEMËS SË KRISHTLINDJEVE
Artikulli tjetërEDHE SOROS FINANCON FUSHATËN KUNDËR LAJMEVE TË RREME NË RRJETET SOCIALE