Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në orën 14:00 ka mbërritur në Tiranë ku do të zhvillojë një vizitë disa orëshe.

Ai u prit në aeroport nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ku zhvilluan një bisedë të shkurtër për situatën politike në vend.

Jens Stoltenberg do të pritet në një takim dypalësh nga kryeministri Edi Rama, e cila do të pasohet nga një konference për shtyp. Më pas sekretari Stoltenberg do të zhvillojë një takim dypalësh në Presidencë me Ilir Metën.

Në qendër të bisedës me kreun e shtetit dhe kryeministrin pritet që të jetë siguria në rajon dhe padyshim situata politike në vend, teksa në orën 19:00 opozita do të zhvillojë protestën e shtatë kombëtare, ndërsa ka bojkotuar zgjedhjet lokale.

Pas këtij takimi, ai do të largohet nga Tirana për të udhëtuar drejt Maqedonisë.

“Pata kënaqësinë të mirëpres sekretarin e NATO-s dhe besoj se mund ta them pa ngurim, një mik të vendit tonë, i cili e ka vizituar edhe më parë Shqipërinë dhe ka qenë në vijmësi i interesuar për zhvillimet në vendin tonë dhe rajon dhe mbështetës i procesit të integrimit të rajonit.

Vizita përkon edhe me vitin e 10-vjetorit tonë në NATO dhe po ashtu është një afirmim i vëmendjes dhe kujdesit ndaj Shqipërisë dhe ndaj rajonit.

Kemi diskutuar për aspektet e bashkëpunimit dhe kontributeve tona brenda NATO-s, kemi ndarë edhe përshtypjet që FA-të tona kudo që kanë kontrobuar kanë shfaqur cilësi të spikatura profesionale.

Kemi diskutuar edhe për ecurinë e procesit të plotësimit të një kushti themelor të vendeve të NATO-s për kontributin buxhetor për mbrojtjen.

Dua ti përcjell edhe publikisht, familjeve të dy dëshmorëve tanë në misionin në Letoni të shprehjes së ngushëllimeve dhe mirënjohjes nga ana e sekretarit të përgjithshëm.

Ishte një ngjarje e rëndë për FA-të dhe vendin tonë dhe një moment reflektimi lidhur me sakrificat e Forcave tona të Armatosura. Sekretari është i interesuar dhe kemi diskutuar edhe këtë moment të vecantë politik dhe shoqëruar që po kalon vendi ynë.

Qoftë në aspektin e marrjes së rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave edhe për konfliktin politik, që nuk i shërben vendit dhe patjetër edhe procesit të mëtejshëm të vlerësimit të Shqipërisë në raport me rekomandimin pozitiv.

I kam kërkuar ndjesë për motin jo tipikisht të Shqipërisë dhe Tiranës këtë fazë por mbase duke ardhur në një ditë me re është ndier si në shtëpinë e tij në Norvegji” tha Rama.

Artikulli paraprakDIGJET QËLLIMISHT ‘BENZ’-I LUKSOZ I KUSHËRIRIT TË DAMIAN GJIKNURIT
Artikulli tjetërSTOLTENBERG THIRRJE AKTORËVE POLITIK TË KONTRIBUOJNË NË DIALOG: DHUNA E PA PRANUESHME