Shefi i urgjencës në Spitalin e Shkodrës ka sqaruar mbi incidentin e ndodhur me pacientin Sajmir Haxhija gjatë orëve të mëngjesit të së dieles. Eduard Gjonaj bën të ditur se personi në fjalë është një përdorues i lëndëve narkotike i cili sipas shefit të urgjencës ka qenë i agjituar Shefi i urgjencës thotë se pas incidentit është njoftuar policia e cila ka ardhur dhe ka mundësuar që pacienti të qetësohet Gjonaj mohon se stafi i urgjencës nuk ka qenë në gatishmëri kur pacienti është paraqitur aty.

Pavarësisht mohimit që bën shefi i urgjencës burime konfidenciale nga urgjenca e Shkodrës të cilët kanë qenë prezent në këtë ngjarje bëjnë të ditur për “Star Plus” se një pjesë e madhe e stafit ka qenë në gjumë gjë e cila mund ta ketë acaruar pacientin në fjalë. Shtetasi Saimir Haxhija ose Hajdari duke qenë se posedon dy mbiemra tashmë është arrestuar nga policia e Shkodrës për rrëmujën e shkaktuar. Ndryshe nga shefi i urgjencës policia në komunikatën për shtyp thotë se janë thyer aparaturat duke mos rakorduar me deklaratën e shefit të urgjencës gjë e cila lë të kuptohet se ka një tentativë për ta devijuar këtë ngjarje.