Shembja e një pjesë të stadiumit në Madagaskar për pak sa nuk prodhoi një tragjedi të përmasave të mëdha.Sipas mediave botërore, incidenti la të paktën një të vdekur dhe 37 të plagosur.

Ngjarja ndodhi përpara sfidës, Madagaskar-Senegal, kur qindra tifozë u përpoqën për të hyrë në Stadiumin Komunal të Mahamasina.

Stadiumi, i cili kishte një kapacitet prej 23,000 spektatorë, arriti numrin maksimal të tifozëve, duke prodhuar skenën që mund të kishte shkaktuar një tragjedi më të madhe.

Pavarësisht incidentit, takimi nisi në kohën e planifikuar, por ajo që ra në sy ishte se dy skuadrat nuk mbajtën asnjë minutë heshtje.

Takimi ishte i vlefshëm për Kupën e Afrikës, ndërsa u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2.

Artikulli paraprakMALOKU: DRENICA I THA STOP PROVOKIMIT TË VUÇIÇ, SERBISË I INTERESON VETËM VERIU
Artikulli tjetërVUÇIÇ NË KOSOVË, HARADINAJ I HEQ LEJEN PËR TË VIZITUAR DRENICËN