“Shend e verë dritash” është festuar në zonën “BID” në pedonalen e “28 nëntori” në Shkodër.

Nën një atmosferë festive me plotë gjallëri, kjo festë është organizuar nga shoqata e bizneseve “BID”, në bashkëpunim me bashkinë Shkodër, si edhe me fondin Shqiptar Amerikan për zhvillim, ku kanë bërë të mundur zbukurimin e pedonales së qytetit të Shkodrës. Në pasditen e së shtunës, në praninë e qytetarëve, është bërë ndezja e dritave, duke u përcjellur me fishekzjarre. Ky aktivitet është shoqëruar me muzikë, ku kanë performuar Rezarta Smaja & band dhe Klodiana Vata, duke sjellur një atmosferë tepër festive në këtë prag festash të fundvitit. “Shend e verë dritash”, do të transmetohet në ditët në vazhim, në ekranin e Tv Star Plus.

Artikulli paraprakNË TEATRIN “MIGJENI” MONODRAMA “10 URDHNIMET”
Artikulli tjetërPS SHKODËR, JULIA DEKOVI ZGJIDHET KRYETARE E GRUAS