“10 urdhnimet” është monodrama e shfaqur në skenën e teatrit “Migjeni”.

Nën regjinë e Dritan Sejaminit aktorja Rita Gjeka interpretoi në këtë monodramë. 10 urdhnimet është përkthyer nga italishtja nga Elona Çuliq ndërsa është frymëzuar nga vepra e italianit Roberto Begnini “I dieci comandamenti”. Regjisori Sejamini tha se s’ka qenë e lehtë për të sjellë monodramën “10 urdhnimet” përpara publikut Shkodran. Monodrama “10 urdhnimet” ka marrë duartrokitjet e publikut shkodran ndërsa mendohet që të vihet në skenë sërish duke qenë se ka patur interes për ta parë. Monodrama do të transmetohet në ekranin e “Star Plus” në ditët në vazhdim.

Artikulli paraprak“PERKUJDESUNI PËR GRATË TUAJA” NË TRIBUNË FETARE
Artikulli tjetër“SHEND E VERË DRITASH” ALEGRI, MUZIKË DHE FISHEKZJARRE