Temperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm rastet e personave të paraqitur pranë poliklinikës së qytetit, ku kërkohen konsulta pranë neuropsikiatrit Gjon Preçi.

Mjeku tregon se moshat delikate që nuk duhet të qëndrojnë të ekspozuar nga rrezet e diellit janë të vegjëlit dhe personat e moshuar. Të shmangen qëndrimet e shumta në diell për të gjitha moshat, përdorimi I lëngjeve apo modifikimi I dozave të medikamenteve për personat që trajtohen pranë psikiatrit janë disa nga rekomandimet e mjekëve.

Ndryshimi i klimës ka efekte të mëdha dhe të habitshme njëkohësisht në shëndetin mendor thonë mjekët. Këta të fundit rekomandojnë kujdes të veçantë sidomos gjatë periudhës së verës.

Artikulli paraprakKODHELI: SITUATË KRITIKE NGA ZJARRET
Artikulli tjetërI APASIONUAR PAS SHPENDËVE TË RRALLE