Bregdeti i Shengjinit do te jete destinacioni i me shume se 7 mije turisteve te huaj nga data 31 maj deri me 3 qershor. Ne kete zone turistike do te mbahet festivali nderkombetar i muzikes Unum 2019. Projekti eshte prezantuar edhe ne prani te ministrit te turizmit Blendi Klosi.

Ndersa i eshte referuar permasave te ketij eventi qe vjen per here te pare ne Shqiperi, ministri Klosi ka thene se kjo eshte nje sfide per te kuptuar aftesine e te gjithe aktoreve per te perballuar festivalin, por ka garantuar se do te mundesohen te gjitha kushtet jo per te kaluar nje ngarje kaq te madhe por per ta kthyer ne tradite kete organizim.

Per ministrin e turizmit kjo eshte menyra me e mire per te promovuar turizmin dhe per te terhequr edhe aktivitete te ngjashme per te shnderruar shqiperine ne nje destinacion festivalesh per te rinjte.

Bashkia e Lezhes pranon se kjo eshte nje sfide te madhe per ta, por qe prej muajsh bashkpunojne me organizatoret qe gjithcka te jete gati per festivalin dhe sezonin turistik te pergjithsi.

Organizatoret e ketij festivali jane te bindur se kane zbuluar nje vend te mrekullueshem per te cilin presin tua prezantojne edhe te tjereve, pasi ne fakt te tilla vende duan te eksplorojne edhe artistet qe do te marrin pjese pasi ne europe nuk ka te tilla vende.

Mirembajtja e ambjentit eshte nje tjeter rendesi qe do te marre organizimi i ketij festivali, qellim per te cilin u realizua edhe nje fushate sensibilizuese nga te pranishmit te prezantimin e ketin festivali.

Artikulli paraprakSHKODËR, AMULI: PROTESTAT JANË NJË RRUGË PA KTHIM
Artikulli tjetërBURGU I SPAÇIT, TË RINJTË NJIHEN ME HISTORINË