Që në orët e mëngjesit protestuesit nga Shkodra janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës përpara Parlamentit. Kreu i PD Shkodër Xhevdet Amuli bëri të ditur se protesta janë një rrugë pa kthim për qytetarët dhe opozitën deri në rrëzimin e qeverise

Edhe kësaj here shkodranët janë në ballë të protestës deklaroi kreu i PD Shkodër Amuli sepse arsyet për të protestuar janë të shumta

Organizimi i protestuesve nga Shkodra është bërë që një ditë më parë teksa janë nisur me autobuzë të shpërndarë në vende të ndryshme, furgonë por edhe mjete private.

Artikulli paraprakSHKODËR, DËSHTON DY HERË MBLEDHJA E KËSHILLIT
Artikulli tjetërSHËNGJIN, FESTIVALI NDËRKOMBËTAR “UNUM 2019”