Twin Towers Hotel në Shëngjin është I pari biznes akomodues I cili ofron praktika profesionale për nxënësit e drejtimit Hoteleri – Turizëm të shkollës profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë. Janë 100 nxënës, të cilët kanë mundësinë e çertifikimit pas përfundimit të praktikës në shtator të vitit 2020. Drejtori I shkollës “Kolin Gjoka” vlerëson mundësinë që I është ofruar nxënësve të kësaj shkolle.

Menaxherja e Tëin Toëers Hotel, Aurelia Visha thotë se nxënësit të cilët do të ndjekin praktikat profesionale kanë mundësi të punësohen në këtë biznes.

Për nxënësit, zhvillimi I praktikave në të gjitha departamentet e këtij hoteli është mundësi e artë.

Tëin Toëers Hotel është ndër bizneset më të reja akomoduese në plazhin e Shëngjinit, ku për herë të parë në arsimin profesional 100 nxënës të shkollës “Kolin Gjoka” kanë mundësinë të çertifikohen në fund të praktikës profesionale nga mentorja Aurelia Visha.

Artikulli paraprakBASHA TAKON ‘MIKUN’ AMERIKAN: SHQIPËRIA KA ALTENATIVË RRUGËN EUROPIANE DHE ANËTARËSIMIN NË BE
Artikulli tjetërSHKODËR, DY URAT E BUNËS PA NDRIÇIM