Në prag të eventit të shenjtërimit të Nënë Terezës, Shteti i Vatikanit do të emetojë një Pullë Postare në nderim të figurës së besimtares shqiptare.

Prej datës 2 shtator do të hidhen në treg 150 mijë pulla postare dedikuar Shenjtores së ardhshme Nënë Tereza. Vlera e pullës do të jetë 0.95 cent. Realizimi i kësaj pulle është bërë nga artisti italian Patrizio Daniele. Nën mbishkrimin Nënë Tereza Shenjtore, besimtarja shqiptare shfaqet në dy momente;  me buzëqeshjen e saj klasike plot mirësi si dhe ndërsa ecën dorë më dorë me një vogëlushe. Larg në sfond duket katedralja St. Paul e Kalkutës në Indi. Kjo është hera e dytë që Shteti i Vatikanit hedh në treg një seri pullash dedikuar procesit të shenjtërimit të Nënë Terszës. Nderkohe eshtë bërë publike logoja zyrtare e eventit të shenjtërimit të Nënë Terezës që do të mbahet me 4 shtator në Vatikan. Kjo logo është krijuar në qytetin Mumbai të Indisë nga dizenjatorja indiane Karen Vasëani nee D’Lima, besimtare katolike e Urdhërit të Nënë Terezës në lagjen Mahim të këtij qyteti. Përsa i përket krijimit të logos për këtë event madhështor, artistja indiane thotë se Ipeshkvia e Kalkutës e kishte kontaktuar për të dizenjuar logon e celebrimit të ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës në Kalkuta.

Artikulli paraprakTURISTËT E PAFTUAR TË PLAZHIT TË VELIPOJËS!
Artikulli tjetër“BEACH VOLLEY” PËR TALENTËT E RINJ TË VOLEJBOLLIT