Plazhi I Velipojës është një nga pikat më turistike te veriut, ku përveç detit atje mund të shijosh edhe mjaft aktivitete të tjera përfshirë edhe ato sportive si noti futbolli në rërë apo volejbolli.

Këto kategori sporti janë mjaft të dashura për të gjith, e pikërisht për këtë arsye dhe promovimin e sa më shumë talenteve të rinj në fushat e sportit Bashkia Shkodër pasditen e së shtunës ka organizuar një aktivitet sportiv në fushën e volejbollit duke e quajtur “Beach volley”, ku për gjatë kohës verore grupe të rinjsh amator janë organizuar në fushat e ndërtuara për këtë kategori. Duket se ky oganizim ka tërhequr vemendjen e të rinjve ku të cilët kanë shfaqur interes të madh edhe në pjesmarrje. Aktiviteti ka startuar në orën 9 të mëngjësit për të përfunduar në orën 19, në finale u realizuar dy ndeshje si nga femrat dhe meshkujt. Perzente ishte edhe kyretarja e bashkisë shkodër e cila në përfundim mbajti fjalimin e saj përshëndetës dhe u dorëzoj edhe certifikatat dhe Çmimet pjesmarrësve. Ky aktivitet pretendohet që tashmë të kthehet në një traditë të vazhdueshme nën kujdesin e Bashkisë, edhe pse në vitet e kaluara aktivitete të ndryshme në kategorinë e volejbollit janë organizur nga federata e këtij sporti.

Artikulli paraprakSHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS, VATIKANI EMËTON PULLË POSTARE
Artikulli tjetërTURQIA TRONDITET NGA SULMET TERRORISTE, DASMA KTHEHET NË MORT