Shëputet guri nga lartësitë humb jetën turisti në Firence

Shkëputja e një guri, nga një lartësi prej 30 metrash në një bazilikë te Firences në itali, ka provokuar vdekjen e një turisti 52 vjecar me origjinë spanjolle. Bazilika është blinduar më pas nga forcat e rendit, ndërsa në ambjentet e brendshme bashkëshortja e tij , ndodhej në gjendje shoku, duke qenë protagoniste e ngjarjes tragjike, pasi pa partnerin e saj të humbiste jetën. Konfirmimi për vdekjen e turistit u dha nga ekipet e emergjencës që mberriten menjhërë në vendin e ngjarjes por pa mundur të shpëtonin jetën e spanjollit. Bazilika e santa croces është blinduar nga forcat e policisë dhe raportohet se do të qëndrojë e mbyllur deri të premten. Materiali arkitektonik I shkëputur nga tavani, saktësohet të jetë me përmasa 40 cm katrorë. Viktima ndodhej ne itali me pushime I shoqëruar nga bashkëshortja e tij e cila është asistuar nga ekipet e ndihmës pasi ishte ne gjendje shoku. Specialistët ndërkaq po kryejnë verifikimet dhe matjet e duhura për të garantuar sigurinë e godinës në fjalë.

Artikulli paraprakFATI I TAHIRIT, BALLA TAKON RAMËN PARA MBLEDHJES PËR MANDATIN
Artikulli tjetërPROKURORIA: TAHIRI 4 UDHËTIME JASHTË SHTETIT ME ARTAN HABILAJN