Shqiptarë dhe italianë të dehur u përfshinë në një sherr masiv me grushte, shkelma, shishe birre dhe sende të tjera të forta mbrëmjen e djeshme në një lokal në sheshin Monte Grappa në Frascati të Italisë.

Nga sherri u arrestuan vetëm 5 nga 12 personat e përfshirë, një italian me precedent penal, të cilit iu gjet një dozë kokainë dhe disa euro të dyshuara se i kishte fituar nga shpërndarja dhe katër shqiptarë, të moshës 19, 22, 25 dhe 26 vjeç.

Njërit prej shqiptarëve, 26-vjeçarit iu gjet një thikë gjatë kontrollit të policisë, që u lajmërua nga dy civilë që ndodheshin në lokal në momentin e sherrit.

Disa nga shqiptarët që u konfliktuan me italianët kanë plagë në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit si pasojë e goditjeve me shishe dhe sende të tjera. Ndërkohë që 7 personat e tjerë që u përfshinë në sherrin masiv janë ende në kërkim.

Artikulli paraprakPYLLI ME FAZANË DHE SORKADHE TËRHEQ TURISTËT
Artikulli tjetërAKSIDENT I TREFISHTË NË AKSIN PEQIN-ELBASAN PLAGOSEN 4 PERSONA, NJË GRUA NË GJENDJE TË RËNDË