Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Peqin-Elbasan ku si pasojë janë plagosur 4 persona. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete, dy tip ‘Benz’ dhe një ‘Mitsubishi’.

Burime  bëjnë me dije se nga të plagosurit, një grua është në gjendje më të rëndë ndërsa dëmtime kanë marrë të tre shoferët e automjeteve të përfshirë në aksident.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit. Për transportimin e të plagosurve janë përdorur dy ambulanca. Shkaku i këtij aksidnti dyshohet të jetë një manovër e gabuar e njërit prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardur të plotë ngjarjen si dhe për të mundësuar lëvizjen e rregullt të automjeteve në mënyrë që të mos krijohet trafik.

Ditën e sotme një aksident tjetër i rëndë ku humbi jetën një vajzë e mitur ndodhi në rrugën e Kombit. Babai i viktimës dyshohet se humbi kontorllin e makinës dhe më pas u përplas me një bordurë anësore gje që i shkaktoi vdekjen të miturës.

Artikulli paraprakSHERR MASIV ME GRUSHTE DHE SHISHE KOKËS MES SHQIPTARËVE DHE ITALIANËVE
Artikulli tjetërZJARR NË ISHULLIN E FAMSHËM, EVAKUOHEN NGA HOTELI 120 TURISTË