Sherr me thika në Tiranë, dy të plagosur

Dy persona kanë marrë plagë të shumta të goditur me thikë dhe shkop bejsbolli. Bëhet fjalë për dy djem në moshë të re, të cilët janë plagosur mbrëmjen e së enjtes, në zonën e Kamzës, në periferi të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur te tregu, ku janë sulmuar dhe goditur me shkop bejsbolli dhe me thikë në kofshë, 23-vjeçari A.V., dhe 28-vjeçari F.V. Dy të rinjtë ndodhen në spital, ku pas ndihmës së marrë nga bluzat e bardha janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë nga ana e uniformave blu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 24-vjeçarjt J.S., dhe 20-vjeçarit K.S.. Për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e plagosjes hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHKRIRJA E MINISTRIVE, ALUIZNI KALON NË VARËSI TË M.DREJTËSISË
Artikulli tjetërSHERR PËR TREGUN E GËSHTENJAVE KANOSET ME JETË BIZNESMENI