Shkrirja e ministrive, ALUIZNI kalon në varësi të M.Drejtësisë

 

Publikohen vendimet e marra në mbledhjen e Qeverisë këtë të premte në Vlorë. Një nga vendimet e rëndësishme ka qenë kalimi i drejtorisë së ALUIZNI-t në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Më parë kjo drejtori i takonte Ministrisë së Zhvillimit Urban, por me shkrirjen e kësaj ministrie, ALUIZNI i kalon Ministrisë së Drejtësisë. Kjo ministri ka në varësi edhe drejtorinë e Hipotekave, Gjithashtu, të gjitha kompentencat e Ministrisë së Zhvillimit Urban kalojnë te Ministria e Drejtësisë. V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.289, DATË 17.5.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT TË ZONAVE/NDËRTIMEVE INFORMALE (ALUIZNI)”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 46, të ligjit nr.9482, datë 16.2.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Në vendimin nr.289, datë 17.5.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime: 1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon: “1. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale në Republikën e Shqipërisë, me poshtë e quajtur ALUIZNI, është institucion qendror, person juridik, publik, në varësi të ministrit të Drejtësisë.”. 2. Kudo në vendim, emërtimet “Ministri i Zhvillimit Urban” dhe “Ministria e Zhvillimit Urban” zëvendësohen me “Ministri i Drejtësisë”.

Artikulli paraprakGJYKATA E DURRËSIT LIRON TURKUN E ARRESTUAR PËR TERRORIZËM
Artikulli tjetërSHERR ME THIKA MES TE RINJVE , DY TË PLAGOSUR