Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 15 në qytetin bregdetar. Sipas policisë 17-vjeçari me inicialet J.B. banues në Durrës ka goditur me thikë 20-vjeçarin me inicialet D.D. pas sherrit.

DURRES-Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 15 në qytetin bregdetar. Sipas policisë 17-vjeçari me inicialet J.B. banues në Durrës ka goditur me thikë 20-vjeçarin me inicialet D.D. pas sherrit.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë disa goditje me thikë në trup.

Policia njofton se në cilësinë e provës materiale, u bllokua thika me të cilën autori goditi 20-vjeçarin pas sherrit, ndërsa po punohet për arrestimin e 17-vjeçarit, pasi është arratisur pas ngjarjes.

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLASET DHE RRËZON SHTYLLËN E TENSIONIT
Artikulli tjetërZBRESIN NGA ANIJA 150 EMIGRANTËT E BLLOKUAR NË ITALI, 20 I MERR SHQIPËRIA, ROMA: TURP FRANCËS