Sherr me thika në klasë, plagoset disa herë nxënësi

 

Një nxënës i një shkolle 9-vjeçare është plagosur mesditën e sotme në Durrës. Burime nga policia thanë se nxënësi është plagosur me thikë në krah e shpatull. Ka qenë një sherr mes disa nxënësve që ka degjeneruar në përdorimin e thikave. Nxënësi i klasës së 8-të është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Një nxënës i shkollës 9-Vjeçare, ‘Bedrie Bebeziqi”, Durrës ka mbetur i plagosur me thikë pas një zënke. Ngjarja është shënuar paraditen e sotme jashtë ambienteve të shkollës, pas një sherri të nxënësit mes djem më të rritur se vetja, jo pjesë e shkollës “Bedrie Bebeziqi’. Dyshohet se autorët janë nxënës të shkollës 9- vjeçare Jusuf Puka, e cila ndodhet 50 m larg shkollës “Bedrije Bebeziqi”. I mituri i identifikuar si Alesio Sulejmani i ka marrë plagë në krah dhe në shpatull me mjet prerës, tip thike ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakBASKET, ALGERT GJONAJ FIRMOS ME VLLAZNINË
Artikulli tjetërTENTONIN TË VIDHNIN SHTËPINË, KAPEN DY 20-VJEÇARËT SHQIPTARË