Një shqiptar 32-vjeçar është torturuar për disa orë nga dy italianë, në ishullin e Rodosit në Greqi. Gjithçka nisi për shitjen e një motori dhe që më pas e “çoi” shqiptarin drejt karriges elektrike.

Sipas dëshmisë së tij në polici, zbardhur nga mediat greke, shqiptari u lidh në një karrige elektrike dhe dy italianët, një 40-vjeçar dhe nipi i tij 29 vjeç, që e kërcënonin me sëpatë. Madje ata i kanë prerë edhe mishin, herë pas here, me thikë. 32-vjeçari shqiptar i kishte shitur motorin 40-vjeçarit italian, i cili banonte në Athinë. Pas disa ditësh italiani ka kërkuar sërish paratë, pasi motori kishte pasur probleme. Motori kishte një vlerë prej 250 euro, e sipas dëshmisë së shqiptarit, italiani e donte këtë shumë për të blerë disa doza kokainë. Pas disa orë torture shqiptari kishte gjetur mundësinë të largohej dhe të denonconte rastin në polici. Mjeku i spitalit të Rodosit përcaktoi se shqiptari kishte plagë nga mjetet prerëse dhe nga shkarkesat elektrike.

Artikulli paraprakERDOGAN TENTON T’I MBYLLI GOJËN MEDIAVE, URDHËR-ARRESTE PËR 47 GAZETARË
Artikulli tjetërKARTA ELEKTRONIKE E KARBURANTIT, RAMA: BËHESHIN 9 MLN $ ABUZIME NË VIT