“Hanë Gjaku”, tregimi i Ernest Koliqit erdhi si një shfaqje premier nga një grup të rinjsh në teatrin “Migjeni” në Shkodër. Kjo vepër me dramaturgjinë e Bujar Hoxhaj dhe regjinë e Rafael Hoxha që ishte edhe një prej aktorëve kryesor ka në qendër një të ri që kthehet nga studimet prej jashtë Shqipërisë për të kontribuar dhe bie në dashuri me një vajzë por më pas përballet me mentalitete të vjetra duke e vënë përballë dilemave të mëdha ekzistenciale. Aktori Hoxha thotë se ndjen trishtim që publiku nuk i përkrah shfaqje të tilla.

Autor me kontribute të mëdha si Ernest Koliqi janë të pranishëm kudo në jetën tonë shprehet Hoxha.

Mbështetja për këto shfaqje dhe aktorët e rinj me një mentalitet ndryshe për teatrin nuk është shumë e madhe dhe kjo është shqetësuese.

Shfaqja “Hanë Gjaku” e Ernest Koliqi u mundësua nga “Fondi i teatrit për të rinj” i mbështetur nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me teatrin “Metropol” dhe teatrin “Migjeni”, në kuadër të festivalit “Hapat”. Në role ishin bashkë me Rafael Hoxhaj edhe aktorët Rexhina Ibro dhe Jurgen Marku, me muzikën e kompozuar nga Rafaela Marinaj.

Pyetja që shtron kjo shfaqje është nëse njerëzit e pushtetshëm vrasin për lavdi, pushtet e forcë po njerëzit e kulturuar për çfarë vrasin? A është shoqëria e cila pa u shqetësuar për pasaojt, i shtyn njerëzit drejt akteve flijuese?

Artikulli paraprakLAÇ, ISHTE NË KËRKIM PËR TENTATIVË VRASJE, ARRESTOHET 31-VJEÇARI
Artikulli tjetërMOTI I PËRKEQËSUAR NGA RESHJET E SHIUT