Kjo është situata në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës ditën e sotme. Si shkak i reshjeve të shiut në disa prej akseve kalimi i automjeteve dhe këmbësorëve u bë i vështirë.
Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut shoqëria rajonale e ujësjellës kanalizime Shkodër përmes automjeteve dhe punonjësve ishin në gatishmëri në terren për përmirësimin e situatës dhe largimin sa më të shpejtë të prezencës së ujit në rrugë.

Reshjet e dendura të shiut pritet që të vijojnë me intensitet. Emergjencat Civile kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme në rast se ka një përkeqësim të mëtejshëm të situatës. Ndërkohë Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni përmes një postimi tha se “ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë nga afër çdo situatë që lidhet me emergjencat civile, me qëllim të sigurojmë një reagim të shpejtë dhe efikas ndaj çdo rreziku apo dëmtimi të mundshëm, si pasojë e rreshjeve intensive të shiut, ndërkohë që po bashkëpunojmë ngushtësisht me institucionet përkatëse dhe do të vijojmë të mbajmë kontakt të vazhdueshëm për të garantuar që çdo problem të adresohet në kohë, sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave IGJEUM”, përfundon prefektja Angoni.

Artikulli paraprakSHFAQJA “HANË GJAKU”, DILEMA E EKZISTENCËS!
Artikulli tjetërREFORMË NË UNIVERSITETIN E SHKODRËS