Në një ditë nga Shqipëria largohen 38 emigrantë më shumë se ato që kthehen, sipas të dhënave të fundit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Mesatarish emigracioni neto në një muaj është 1140 persona që largohen, sipas këtyre të dhënave. Që nga 1 janari deri me 4 tetor 2019 popullsia e vendit tonë është pakësuar me 2500 persona sipas projeksioneve të zyrës së Kombeve të Bashkuara “Ëorld Population Revieë”.

Pakësimi i popullsisë po vjen kryesisht për shkak të emigracionit të lartë,. Sipas zyrës së Kombeve të Bashkuara gjatë vitit 2019 në Shqipëri kanë lindur 92 foshnja në ditë, teksa janë ndarë nga jeta 63 persona në ditë. Numri i vdekjeve dhe emigracionit neto kalon numrin e lindjeve, duke bërë që popullsia e vendit të ketë një rënie.

Sipas të dhënave të Kombeve të bashkuara Shqipëria u pakësua më 9 persona në ditë gjatë vitit 2019. Popullsia e Shqipërisë po zvogëlohet për dy arsye kryesore emigracioni neto ende në nivele të larta dhe numri i ulët e lindjeve. Gratë në Shqipëri lindin më pak se mesatarja 1.7 fëmijë për grua, teksa pritet shumë shpejt që numri i vdekjeve të kapërceje numrin e lindjeve.

Shkalla e lindjeve ka rënë në mënyrë të qëndrueshme gjatë dekadës së fundit, teksa qeveria shqiptare, duke filluar nga viti 2020 qeveria do të fillojë të ofrojë stimuj financiar për prindërit në mënyrë që të rritet numri i foshnjave të lindura, thuhet në analizën e OKB-së. Ritmi i rritjes së rritjes natyrore së popullsisë në Shqipëri pritet të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Sipas OKB-së norma do të bëhet negative rreth vitit 2027. Ora e popullsisë së Shqipërisë tregon se për çdo 16 minuta lind një fëmije, në çdo 23 minuta vdes një person dhe vendi pakësohet me një person në çdo 38 minuta për shkak të emigracionit. Ndërsa në total popullsia e vendit pakësohet me një person në çdo 160 minuta.

Sipas të dhënave që ka OKB një parashik i frikshëm është ai pas 100 viteve ku në Shqipëri mund të ketë më pak se 1 milion banorë sipas një skenari pessimist ndërsa skenari normal parashikon që pas 100 viteve të jenë 1 miloion e 600 mijë banorë dhe skenari optimist 2 milion e 800 mijë banorë nga 2 milion e 900 mijë që janë aktualisht.

Artikulli paraprakRAMA: ZYRTARI I LARTË I BE QË KËRKOI ROJE ME KALLASHNIKOV
Artikulli tjetërBALKAN LEAGUE, VLLAZNIA E NIS ME HUMBJE NDAJ IBAR ROZHAJË