150 subjekte në Shkodër janë vënë në sitën e inspektoriatit të punës.

Kryeinspektori Agim Shimaj tregon se çdo subjekt ka qenë pjesë e kontrollove për të vazhduar luftën kundër informalitetit për të cilën vitin e kaluar u ndërmor një aksion kombëtar. Nga kontrollet e zhvilluar në 150 subjektet e Shkodrës inspektorët e inspekatoriatit të punës kanë dhënë paralajmërim për 2 subjekte për gjobë për mosrespektim të sigurisë dhe rregullave në punë tregon kryeinspektori Shimaj. Pas task-forcës kombëtaregjatë vitit të kaluar nga qeveria për luftën ndaj informalitetit tek bizneset, kryeinspektori i punës në Shkodër thotë se shihet një ndërgjegjësim dhe ulje informalitetit në punëmarrje. Në vazhdimësi do të vijojnë kontrollet në inspektoriatin e punës në të gjitha bizneset për të krijuar tërësisht një frymë të re tek bizneset dhe marrëdhëniet me punonjësit për respektimin e të drejtave të tyre.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, MASA TË RREPTA PËR MORATORIUMIN E PYJEVE
Artikulli tjetërSHTËPIA E “LORO BORIÇIT” DREJT PËRFUNDIMIT