Shtëpia “Loro Boricit” ndër më të shquarit në historinë e futbollit shqiptar e cila është në proces rikonstruksioni është drejt përfundiumit.

Pasi janë tejkaluar problemet lidhur me fondet, puna po ecën normalisht dhe sipas specialistëve të punimeve ky objekt do të përfundojë brenda muajit Qershor.Shtëpia ndodhet në një zonë historike të Shkodrës , ndaj ky muze do të vizitohet shumë sepse vepra e “Loro Boricit’” ka c’ju tregojë brezave.Kati i parë i kësaj shtëpie do të kthehet në muze sportive.Kjo shtëpi pas rrënimimit të saj ka kaluar në duar të njerëzve të tjerë , që pasi kanë marrë lejen e rikonstruksionit , kanë marrë edhe një vendim tjetër që kati i parë i banesës të jetë muzeu i “Loro Boricit”. Pavarësisht nderrimit te pronësisë se kësaj shtëpie, qe ndodhet ne lagjen “Perlat Rexhepi” është vendosur qe kati i pare te shërbeje si muze për Loro Boriçin, futbollistin legjende qe lindi dhe rriti Shkodra. Për muzeun kushtuar kësaj figure,ka pasur një interesim te veçante nga shume ish- sportistë me emër ne Shkodër e me gjere, si dhe Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore. Kjo edhe për faktin se shtëpia ne fjale është brenda zones se mbrojtur,si muzeale.Në këtë mënyrë tashmë Shkodra përvecse me emrin që i ka vënë stadiumit , me ndërtimin e muzeut të tij po përjetëson këtë figurë të madhe të futbollit shkodran dhe atij shqiptar.

Artikulli paraprakSHIMAJ: 150 KONTROLLE NË BIZNESE NGA INSPEKTORIATI I PUNËS
Artikulli tjetërVETËVARET 31- VJEÇARJA NË KASOLLEN E BAGËTIVE