Rikthimi i shirave ka rikthyer problematikat nëpër lagjet kryesore te qytetit të Shkodrës. Intensiteti i mad hi shiut i orëve të fundit ka bërë që e gjithë lagjja “Mark Lula” të jetë nën pushtetin e ujit. Pothuajse të gjitha rrugët e kësaj zone janë mbuluar me ujë për shkak të reshjeve. Kalimi ka qenë i vështirë përgjatë gjithë ditës, përderisa banorët vazhdon të bëjnë apel të vazhdueshëm për vëmendje. Përderisa, pjesa më e madhe e tyre kanë patur probleme edhe nëpër shtëpi me vërshimin e madh të ujit.

Si gjithmonë, problematike ka qenë lëvizja e fëmijëve, të cilët e kanë patur thuajse të pamundur të kalojnë për të shkuar në shkollë. Në rrugën “Roza Lejn”, banorët kanë improvizuar vetë për të kaluar në anën tjetër të rrugës, për shkak se pjesa më e madhe e kësaj rruge ka qenë e bllokuar për kalimtarët. Kjo situatë vazhdon të përsëritet në këtë zonë përgjatë gjithë sezoneve të shirave të rrëmbyeshëm.

Artikulli paraprak“3 LËNDË NË 6 ORË”, VIJON TRAJNIMI NË “PASHKO VASA”
Artikulli tjetërRRUGA “ZEF KAKARRIÇI” MBYTET NGA UJI!